Funksionet që ju duhen për ditën e punës.

Shihni funksionet e Menaxheri për punët, klientët, ekipin, orarin, shpenzimet dhe faturat. Zgjidhni mjetet sipas industrisë suaj.

01

Punët dhe klientët

Një vend për punën, klientin, afatin dhe fazën. Emërtimet përshtaten me industrinë tuaj.

02

Punë me pak hyrje

Zgjidhni punën, punonjësin dhe orët ose ditët. Tarifa plotësohet dhe kostoja llogaritet menjëherë. Orari i detajuar mbetet opsional.

03

Një çmim, kosto të qarta

Mbani çmimin për klientin dhe shtoni materialet, punën e shpenzimet. Nga dosja përgatitni një draft fature për kontroll; pagesën regjistrojeni kur merret.

04

Vetëm çfarë ju duhet

Paneli shfaq funksionet e biznesit tuaj. Ndiqni veprimet e ditës dhe gjeni ndihmën hap pas hapi te Profili.

Shihni si duket para se të filloni.

Pamje nga aplikacioni me të dhëna shembull. Të njëjtat ngjyra dhe një rrjedhë pune në kompjuter e telefon.

Një pasqyrë e qartë

Një pasqyrë e qartë

Punët, kostot dhe arkëtimet në pamjen e biznesit.

I lexueshëm në telefon

I lexueshëm në telefon

Regjistrime të qarta dhe veprime të mëdha për prekje.

Orari pranë ekipit

Orari pranë ekipit

Ndërrimet dhe lokacionet pa lista të shpërndara.

FAQ

Pyetje te shpeshta

Çfarë është Menaxheri?

Menaxheri është aplikacion në shqip për bizneset në Kosovë. Organizon punët, klientët, punonjësit, orarin, shpenzimet dhe faturat në një llogari që përdoret në kompjuter, iPhone dhe Android.

Si funksionon prova 7-ditore?

Krijoni llogarinë pa kartë bankare, zgjidhni industrinë tuaj dhe filloni me të dhënat e biznesit tuaj. Prova zgjat 7 ditë dhe nuk vazhdohet automatikisht.

Çfarë ndodh kur përfundon prova?

Të dhënat mbeten të ruajtura dhe mund t’i shikoni. Shtimi dhe ndryshimi i regjistrimeve kufizohen. Për vazhdimin e abonimit na kontaktoni nga kompjuteri: ju lëshojmë faturën dhe aktivizojmë ndryshimet pasi të konfirmojmë pagesën.